Life Style

Xheneta “thumbon” Eglin pas performancës me flamurin shqiptar: E pafytyrë me internet

Një reagim ka ardhur nga Xheneta në rrjete sociale, ku duket se ka hedhur një kunjë të drejtpërdrejtë ndaj Egli Takos. Kjo e fundit u ngjit së fundmi në skenë me flamurin shqiptar mbi supe, gjatë një koncerti ku mesazhet patriotike dominuan performancën e saj.

“Flamura n’qafë, njerëz me nevojë n’story, e koncertet plot ‘dashni’ për famë. Kur i shkelin flamurin heshtje. Kur dikush ka nevojë pa kamera, s’u gjeni kërkah,”shkruan Xheneta, duke lënë të kuptohet se e konsideron këtë gjest më shumë si një veprim për klikime sesa si shprehje e vërtetë patriotizmi.

Ajo vijon më tej duke krahasuar artistët shqiptarë me ata amerikanë: “Cilin artist në Amerikë e sheh me flamur në dorë në çdo koncert? Asnjë. Sepse ata e kanë patriotizmin n’zemer, jo n’story. Ata bien n’sy me sukses, jo me folklor për klikime.”

Në përfundim, ajo lëshon një kritikë të fortë: Përdorni gjithçka veç talentin edhe njerëzit, edhe kombin. Të pafytyrë me internet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button