Burri juaj po kujdeset më shumë për veten? Kujdes! Dedektivja Lili zbulon shenjat që tregojnë tradhtinë

Në një intervistë për “Ora News”, dedektivja private Shkendë Lili ndau disa nga shenjat më të zakonshme që, sipas saj, tregojnë se një partner mund të jetë duke tradhtuar – dhe shpesh, ato fillojnë me ndryshime të vogla në sjellje.
Ne femrat e kemi atë instiktin për ta kuptuar nëse diçka nuk po shkon mirë me partnerin, por pa lënë pas edhe gjininë tjetër.
Janë justifikimet, do shkoj këtu, do shkoj atje, mbajtja e vetes shumë, telefoni gjatë gjithë kohës në duar me kode, gjë që nuk i ka pasur më para.
Janë një sërë shenjash që çdokush do ta kuptonte që diçka nuk shkon në marrëdhënien e tyre.
Numri më i madh që i drejtohen një zyrë dedektivi janë femrat, por dhe meshkujt pa diskutim i drejtohen dhe ndryshe nga femrat i kanë idetë e qarta. Do ti japi drejtim kësaj marrëdhënie dhe thjesht i duhen prova përt të vazhduar procedurat që duhet të ndjeki”, u shpreh Lili./OraNews