“Më mirë të më rrihte mua se mamin”, finalistja e ‘She’s on Top’: Babai kishte vetëm dhunë dhe alkool

Finalistja e “She’s on Top”, Kiara Kërçuku ka treguar në Ftesë në 5 se si ka nisur rrugëtimi i saj në modeling.
Por jo vetëm kaq, pasi teksa ishte së bashku me mamanë e saj në studio, ajo foli për rrëfimin e dhimbshëm që ka bërë gjatë një puntate të “She’s on Top”, ku ka zbuluar vështirësitë që ajo ka kaluar gjatë fëmijërisë dhe dhunën e babait.
Me lot në sy, Kiara u shpreh se ka qenë e vogël, por që mban mend çdo gjë. Ajo shton se kishte frikë që ta përqafonte të atin dhe rrinte gjithmonë pranë mamit, pasi kishte frikë se mos e rrihte.
“Babi kishte raste që vinte, kishte raste që nuk vinte në shtëpi, gjithmonë i dehur. Ça mbaj mend nga fëmijëria ime, sa kam jetuar në atë shtëpi, kanë qenë alkool dhe dhunë. Babi nuk ka ngritur dorë ndaj meje dhe motrave, vetëm ndaj mamit. Po nga njëra anë më mirë të më rrihte mua se sa mamin. Ditën tjetër, pasi i dilte pija, vinte e thoshte ‘zemrat e bushit, shpirti i babit’, po unë nuk e dua kur është esëll. Fëmija ka nevojë për dashuri gjithmonë, jo kur s’të jepej mundësia të pije alkool. Unë kisha frikë t’i afrohesha, ta përqafoja. Rrija gjithmonë afër mamit, kapja këmbën e saj se kisha frikë se mos e rrihte”, tha ajo.