Paralajmërimi i fortë i deputetit: Tërmet Peçi do të arrestohet pa hyrë në Parlament

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka paralajmëruar arrestimin për korrupsion të ish-kryebashkiakut të Tepelenës, Tërmet Peçi.
Sipas Këlliçit, arrestimi i Tërmet Peçit do të ndodhë para se ai të marrë mandatin e deputetit në shtator, të fituar në zgjedhjet e 11 Majit. Deputeti i PD-së e bazoi deklaratën e tij edhe në përgjimet për Erion Veliajn, i cili është shprehur se Tërmet Peçi kandidoi për deputet për t’i shpëtuar arrestimit.
Prisni edhe një muaj e pak dhe do të shihni, edhe skandalet e reja të qeverisë, edhe denoncimet e reja, do të shihni edhe çështjet e reja që do të ngrejë opozita… Nuk e dimë a do të ketë kohë që të futet në Parlament në shtator, apo do të arrestohet para shtatorit?
Oreksi i Edi Ramës. Sa herë i është dashur, çdo dy tre muaj… Nuk të bën përshtypjen që Erion Veliaj në përgjime thotë që Agron Malaj dhe Tërmet Peçi po bëhen deputetë për t’i shpëtuar drejtësisë dhe kështu duhet të vepronte edhe ai. Por për ata kështu kishte vendosur Rama, për Veliajn kishte vendosur që duhet të bëjë burgun edhe për shokët.” – tha Këlliçi në A2