Life Style

Gerta Gixhari bën deklaratën e fortë për Eglin dhe Gjestin

Në emisionin ‘Goca dhe Gra’ u diskutua marrëdhënia e Gjestit me Egli Takon, pas Big Brother VIP.

Kjo pasi dyshja hoqën nga Instagrami njëri-tjetrin duke lënë të kuptohet se lidhja e tyre ka marrë fund.

Gerta Gixhari, ish-banore e këtij edicioni tha se ata nuk kanë qenë bashkë pas përfundimit të këtij reality show.

Publiku ishte i etur për të mësuar rreth marrëdhënies së saj me Gjestin. Dhe Egli në fakt nuk tha asnjë gjë. Unë mendoj që ata nuk janë bashkuar asnjëherë me njëri-tjetrin, pasi kanë dalë nga shtëpia”, u shpreh ajo.

Tutje shtoi: “Nuk kanë bërë asnjë postim bashkë, nuk kanë bërë asnjë reagim qoftë edhe sikur personal ndaj njëri-tjetrit. Është shmangur totalisht e gjitha, por nga ana tjetër nuk iu ka leverdisur që të deklarojnë që jo, unë nuk kam asnjë lloj marrëdhënie po themi me tjetrin”.

Ndërkohë, nuk është dhënë ndonjë deklaratë apo konfirmim nga vet protagonistët.

Sidoqoftë, veprimi i fundit tregon se ka marrë fund çdo gjë mes tyre, romancës që u krijua në BBVA.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button