Life Style

Çfarë pritet të shohim? Një format i padëgjuar më parë, ish banorët e BBVA dhe ish fermerët bëhen bashkë dhe…

Erand Sojli, Big Basta, Marjana Kondi, Ilnisa Agolli dhe Livia Brunga — emra të njohur për publikun nga spektaklet “Ferma VIP” dhe “Big Brother VIP” — janë parë bashkë këtë fundjavë në një ambient të mbyllur.

Në një video të publikuar nga Vip Magazine, ata shihen në dhoma të ndryshme dhe më pas thirren me zë: “Banorë/fermerë të gjithë në Living”.

Videoja përfundon me mbishkrimin “To be continued”, çka ka mjaftuar për të ngritur dyshime për një projekt të ri në horizont.

Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një format të ri reality, një bashkëpunim televiziv mes të dy spektakleve, apo thjesht për një fushatë publicitare me ish-konkurrentë të njohur. Deri tani, asnjë prej tyre nuk ka dhënë deklaratë publike për këtë mbledhje të papritur.

Pritet që detaje të tjera të publikohen ditët në vijim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button