Sport

Tragjedi në Francë, tre të vdekur gjatë Rally-t të Fourme, ndërpritet gara 

Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë garës automobilistike Rally de la Fourme në Ambert të Francës qendrore, duke shkaktuar vdekjen e tre personave dhe plagosjen e disa të tjerëve. Një makinë garuese, një Peugeot 208 e modifikuar, ka dalë nga pista duke përplasur një grup shikuesish që ndodheshin pranë itinerarit të garës.

Sipas raportimeve zyrtare, dy vëllezër të moshës 60 dhe 70 vjeç humbën jetën në vend, ndërsa një 44-vjeçar ndërroi jetë në spitalin e Clermont-Ferrand, ku ishte transportuar me urgjencë me helikopter. Dhjetë persona të tjerë kanë pësuar lëndime të shkallëve të ndryshme.

Piloti 22-vjeçar dhe bashkëpiloti i tij 51 vjeç, që ndodheshin në makinën që shkaktoi aksidentin, janë dërguar në spitalin e Ambert për trajtim, por fatmirësisht nuk janë në rrezik për jetën. Ata i janë nënshtruar testimeve toksikologjike si pjesë e hetimeve që tashmë kanë nisur.

Image

Prokuroria lokale ka hapur një çështje për “vrasje nga pakujdesia” dhe hetuesit po punojnë për të përcaktuar nëse viktimat dhe të lënduarit ndodheshin brenda zonave të lejuara për publikun apo jashtë barrierave të sigurisë. Organizatorët kanë vendosur të anulojnë menjëherë garën për ditën e sotme.

Rally de la Fourme, që këtë vit po zhvillohej për herë të 32-të në skenën piktoreske të masivit vullkanik Puy-de-Dome, kishte mbledhur 170 ekipe pjesëmarrëse. Ky nuk është incidenti i parë në këtë ngjarje: një vit më parë, një zyrtar i garës, 42-vjeçar, humbi jetën në rrethana të ngjashme. Tragjedia e këtij viti ka tronditur komunitetin sportiv dhe ka rikthyer debatet për sigurinë në garat automobilistike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button