Sport

Tris fitoresh për klubet shqiptare! Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo më pranë raundit të tretë

Të treja skuadrat shqiptare Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo kanë arritur të marrin nga një fitore në ndeshjet e para të raundit të dytë eliminator të Conference League.

Një fitore të madhe ka arritur të marrë Egnatia në raundin e dytë kualifikues të Konference Leagues dhe të parin për ta në këtë kompeticion pas eliminimit nga Champions League. Kampionët e Shqipërisë mundën në transfertë Dinamon e Minskut me rezultatin 0-2, në një ndeshje të luajtur në një fushë asnjanëse në Hungari. Goli i parë i takimit u shënua në minutën e 28 nga Lushkja, ndërkohë për të siguruar këtë sukses kaq të rëndësishëm mendoi Bakajoko me golin e dytë në minutën e 88-të. Me këtë rezultat skuadra nga Rrogozhina sheh shumë më pranë kualifikimin për në raundin e tretë eliminator të këtij kompeticioni.

Edhe Vllaznia arrin të fitojë me përmbysje 2-1 përballë Vikingur Rejkjavik në “Loro Boriçi” të Shkodrës duke hapur bindshëm shpresat për një rezultat pozitiv dhe kualifikim në ndeshjen e kthimit një javë më pas në Islandë falë golave të Bajramit dhe Malës.

Më herët , Dinamo arriti gjithashtu të fitojë ndeshjen e parë të raundit të dytë eliminator të Conference League përballë Atletic Escaldes në Andorra me shifrat 2-1. Në debutimin e tyre në Europë pas 15 vitesh mungesë, blutë e kryeqytetit e nisin me këmbën e mbarë duke marrë një fitore të merituar në transfertë.

Vendasit kaluan të parët në avantazh me kapiteni Vieira në minutën e 43-të, por në pjesën e dytë djemtë e Dajës i kundërpërgjigjen me Zabërgjën dhe Qardakun për të siguruar një rezultat shumë të mire dhe që I mban shumë pranë kualifikimit për në raundin e tretë, por gjithçka do të zyrtarizohet një javë më pas në ndeshjen e kthimit në “Elbasan Arena”/TCH

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button