Shifër MARRAMENDËSE/Lamine Yamal bëhet lojtari më i vlefshëm në botë, dominim nga Real Madrid në dhjetëshen elitare!

Pas Yamal vjen Kylian Mbappe, me një vlerë prej…
Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal është shpallur lojtari më i vlefshëm në botë, me një vlerësim marramendës prej 279.7 milionë euro, sipas analizës së fundit nga ‘Football Benchmark’. Djaloshi i Barçës ka lënë pas emra të mëdhenj të futbollit botëror
Vetëm 18 vjeç, Yamal ka bërë një rrugëtim të jashtëzakonshëm që nga debutimi me ekipin e parë në moshën 15-vjeçare. I rritur në akademinë legjendare të ‘La Masias’, ai është kthyer shpejt në një pikë kyçe për Barcelonën, duke fituar La Ligën, Superkupën e Spanjës dhe duke trashëguar fanellën ikonike me numrin 10, që dikur i përkiste Ronaldinhos dhe Lionel Messit.
Në ‘top 10’ lojtarët më të vlefshëm të momentit, Barça ka edhe Pedrin, i cili vlerësohet me 131.8 milionë euro, por Real Madridi dominon listën me më shumë përfaqësues.
Pas Yamal vjen Kylian Mbappe, me një vlerë prej 236.9 milionë euro, ndërsa podiumi plotësohet nga Erling Haaland i Manchester Cityt, me 182.6 milionë euro.
Jude Bellingham dhe Vinicius Junior, dy yje të Real Madridit, renditen në vendet e katërt dhe të pestë, me vlerësime përkatësisht 174.5 dhe 171.5 milionë euro. Në vendin e dhjetë është një tjetër madrilen, uruguaiani Federico Valverde, i vlerësuar me 127 milionë euro.
Lista e 10 më të vlefshmëve plotësohet nga: Bukayo Saka (Arsenal FC) – 155.7 mln €, Jamal Musiala (Bayern Munich) – 154.1 mln €, Florian Wirtz (Liverpool) – 144.1 mln €
Me një vlerë që reflekton potencialin dhe ndikimin e tij në fushë, Lamine Yamal jo vetëm që konfirmon statusin si një fenomen i futbollit modern, por gjithashtu i jep Barcelonës një pikë referimi për të ardhmen.
