Vendi

Krimi makabër në familje, 26-vjeçarja mbyti babain me tel dhe pranoi vr*sjen! Si u zbulua ngjarja

Babai është rrëzuar në tualet dhe ka ndërruar jetë”. Kjo ka qenë thirrja që ka bërë vajza 26 vjeçe drejt policisë së Fierit mbrëmjen e së mërkurës, teksa para saj qëndronte i vdekur i ati.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke bërë të mundur shoqërimin e saj drejt komisariatit të Fierit, ndërsa trupin e të ndjerit e kanë dërguar në morg me një ambulancë. Sipas të dhënave të para, vajza ka dëshmuar se i ati i saj, 56 vjeç, ishte rrëzuar në banjë dhe se kishte ndërruar jetë, por kanë qenë mjekët që kanë hedhur poshtë versionin e saj, në kontrollin e paraprak që i kanë bërë viktimës.

Ka rezultuar se në qafën e tij kishte gjurmë të mbytjes me tel ose me diçka në formën e litarit. Pasi vajza është vënë para këtij fakti, është dorëzuar dhe ka pranuar krimin, duke i bërë me dije policisë se kishte konflikte me të atin për shkak se ai ishte fanatik dhe se nuk e linte të vishej ashtu siç ajo donte. Vajza është rimarrë në pyetje në lidhje me bashkëpunëtorët, por nuk ka treguar persona të tjerë, duke përfshirë në detaje të vogla vetëm nënën e saj.

Mirëpo, do të jenë ekspertët e Mjekësisë Ligjore ata që do të përcaktojnë konkretisht se nga i ka ardhur vdekja 56 vjeçarit, që iu mor jeta në shtëpinë e tij. Nga të dhënat që shoqërojnë krimin horror bëhet me dije se policia e Fierit ka kryer një sërë shoqërimesh përgjatë së djeshmes, shoqërime që në fakt dalin përtej familjes, ku edhe ka ndodhur ngjarja tronditëse.

Njoftimi i policisë:

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, ku vajza Ermalinda Rama, 26 vjeç, mbyti me tel të atin e saj, Anesti Rama, 56 vjeç. Ngjarja u regjistrua rreth orës 23:00 të së mërkurës, në fshatin Frashër në banesën e familjes Rama. Vajza 26-vjeçare ka vrarë babanë duke e mbytur me tel, çka i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Shkak i ngjarjes mësohet se kanë qenë debatet për motive të dobëta prej disa kohësh mes vajzës dhe babait, pasi dyshohet se ky i fundit nuk e lejonte të vishej ekstravagant dhe se nuk i jepte para vajzës sa herë ajo i kërkonte.

Në dijeni të krimit të rëndë ishte edhe mamaja e vajzës, pra bashkëshortja e të ndjerit, teksa të dyja bashkë pas vrasjes tentuan të fshihnin ngjarjen duke pastruar trupin e viktimës. Pasi vrau të atin, vajza telefonoi policinë duke pretenduar se babai kishte humbur jetën si pasojë e një ngjarje aksidentale. Por gjatë marrjes në pyetje dhe deponimit të saj para grupit hetimor të policisë së Fierit, hetuesit dyshuan mbi vërtetësinë e thënieve të 26-vjeçares Emanilda Rama. Nga veprimet e shpejta hetimore, autoritetet zbuluan se Anesti Rama ishte vrarë me mbytje.

Ajo tregoi edhe motivet përse ndërmori aktin ekstrem. Sipas saj, i ati e trajtonte me fanatizëm duke mos e lejuar të vishej në mënyrë bashkëkohore dhe as të argëtohej. Emanilda Rama u tha hetuesve se babai i ushtronte presion në përditshmërinë e saj dhe se kishte debate të shpeshta me të atin, pasi nuk i jepte para kur ajo i kërkonte. Vajza u arrestua në flagrancë, ndërsa nëna 53- vjeçare e vajzës, e cila dyshohet për bashkëpunëtore, mbahet e shoqëruar deri sa të përcaktohet përgjegjësia e saj.

Vëllai i të ndjerit

Ferdinant Rama, vëllai i të ndjerit, mes tronditjes tregon se prej 2 vitesh e gjysmë nuk kishte kontakt me të vëllanë.

“E kemi ditur dhe më përpara, nuk shkonin, ajo thoshte nuk e dua burrin. Thoshte merreni dhe mbajeni ju, merrni pensionin e bëni çfarë të doni, unë nuk e dua. Çifti ka dy fëmijë, dy vajza. Unë e mësova nga kunata, lajmëroi gruan time, e mori në telefon edhe tha që ka vdekur Anesti. Kam rreth 2 vjet e gjysmë që nuk flisja me vëllanë, se nuk na linte ajo të llafoseshim. E dija që nuk shkonin mirë. Pyesja vëllain tjetër, i thosha si është Anesti”, – tha vëllai i viktimës.

Ndërsa kushëriri i 56-vjeçarit, Edmond Rama, pohon se çifti ka pasur konflikte të vazhdueshme.

“Policia ka ardhur këtu 10- 15 herë”, – thotë kushëriri, por me sa duket, e ka braktisur familjen Rama në historinë e errët, derisa mbrëmjen e së mërkurës 56- vjeçarit iu mor edhe jeta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button