Fotografonte fshehurazi pasagjeret në tualetin e avionit, dënohet me 18 vite burg ish-stjuardesi i “American Airliens”

Një ish-stjuard i linjës ajrore “American Airlines” u dënua me 18,5 vite burg pasi u shpall fajtor dhe mori një dënim prej gati 20 vitesh nga Gjykata Federale në Boston, i cili do të pasohet me 5 vite liri të mbikëqyrur.
Estes Carter Thompson III, nga Karolina e Veriut, u arrestua në janar 2024 dhe u akuzua për përpjekje për shfrytëzim seksual të fëmijëve dhe posedim të materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve që përfshinin një të mitur para pubertetit.
Ngjarja ndodhi në shtator 2023, kur një 14-vjeçare zbuloi telefonin e ngjitur me shirit në kapakun e tualetit gjatë një fluturimi nga Charlotte drejt Bostonit.
Gjatë hetimeve, autoritetet zbuluan se Thompson kishte regjistruar të paktën 5 vajza të moshës nga 7 deri në 14 vjeç në një periudhë nëntëmujore. Prokurorët theksuan në dokumentet e gjykatës se viktimat janë privuar nga ndjenja e sigurisë dhe besimit në botë, duke mbetur me trauma të thella psikologjike.