Shteti ku nuk ekzistojnë mushkonjat, vetëm një vend në botë!

Në një botë ku mushkonjat janë bezdisja më e madhe e verës, ekziston një vend që është plotësisht imun ndaj tyre – Islanda. Ky shtet nordik është i vetmi në botë ku nuk jeton asnjë mushkonjë. Arsyeja? Klima unike e vendit, e cila ndryshon shpesh mes ngricës dhe shkrirjes, e bën të pamundur mbijetesën e vezëve të mushkonjave. Cikli i tyre i jetës ndërpritet plotësisht, pasi këto ndryshime të papritura të temperaturës nuk lejojnë që ato të zhvillohen.
Edhe pse në disa vende të tjera të ftohta ka mushkonja që e përballojnë dimrin, në Islandë, natyra është vetë mbrojtja më e mirë. Luhatjet ekstreme të motit, si dhe përbërja unike e ujit dhe tokës, e bëjnë këtë vend të papërshtatshëm për këto insekte bezdisëse. Madje, është raportuar se vetëm një mushkonjë është kapur ndonjëherë në këtë vend, në vitet ’80, kur një profesor i shkencave natyrore në Islandë e gjeti atë në bord të një avioni që vinte nga Grënlanda. Ajo u ruajt në një kavanoz dhe sot është një eksponat muzeal i rrallë.
Megjithatë, duhet sqaruar se në disa zona të Islandës, si pranë liqenit Mývatn, mund të gjenden insekte të quajtura midges, të cilat ngjajnë me mushkonjat, por nuk pickojnë dhe nuk përhapin sëmundje. Ato mund të jenë pak të bezdisshme, por nuk përbëjnë asnjë rrezik për shëndetin.
Kështu që nëse jeni ndër ata që e vuani çdo verë nga pickimet e mushkonjave, ndoshta është koha të mendoni për një udhëtim në Islandë. Pa mushkonja, me natyrë të egër, ujëvara të mrekullueshme dhe peizazhe që duken sikur janë jashtë kësaj bote, ky vend është jo vetëm unik, por edhe një parajsë për pushime pa insekte.