Shpërthim i fuqishëm me tr*tol në Tiranë, lënda plasëse e vendosur në garazhin e 39-vjeçarit

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur zonën e rrugës “Peti” rreth orës 03:50 të mëngjesit të sotëm, ku dyshohet se një sasi e lëndës plasëse është vendosur në portën hyrëse të garazhit të shtetasit E. K., 39 vjeç.
Sipas të dhënave paraprake, shpërthimi ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, duke prekur disa automjete të parkuara pranë vendit të ngjarjes.
Pamje filmike nga kamerat e sigurisë janë sekuestruar dhe po analizohen nga ekspertët për identifikimin e autorit të dyshuar.
Policia nuk ka dhënë ende informacione mbi motivet e mundshme të këtij akti, ndërsa policia thekson se po punohet intensivisht për kapjen e përgjegjësit.
Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk raportohet për të lënduar në njerëz.