Life Style

Ndryshojnë rregullat, në avionë do të lejohen shishet me parfume apo lëngje të tjera

Në aroportet e BE pasagjerëve do t’iu lejohen sërish të kenë me vete shishe me parfume alkool apo të tjera. Për këtë do të ketë skanera shtesë për të mos lejuar futjen e produkteve të rrezikshme

Një ndryshim i rëndësishëm po vjen për udhëtarët në aeroportet kryesore të Europës: shishet me parfume, pije alkoolike dhe të tjera do të lejohen sërish në bagazhin e dorës, duke i dhënë fund kufizimit të famshëm prej 100 mililitrash.

Sipas Corriere della Sera, masat e reja do të hyjnë në fuqi që këtë verë, mes fundit të korrikut dhe gushtit, pasi të përfundojnë verifikimet teknike dhe të miratohet zyrtarisht algoritmi i ri i sigurisë nga Konferenca Evropiane e Aviacionit Civil.

Disa aeroporte kishin nisur përdorimin e skanerëve të teknologjisë së avancuar që lejonin kalimin e lëngjeve, por kjo praktikë u pezullua përkohësisht vitin e kaluar për arsye sigurie.

Tani, me aktivizimin e plotë të sistemit të ri, kremrat diellorë, locionet dhe pijet do të mund të transportohen lirshëm, së bashku me rrobat dhe tabletët në çantat e dorës.

Kjo risi pritet të lehtësojë ndjeshëm procesin e kontrollit dhe të shmangë konfiskimet e shpeshta në pika të sigurisë, duke përmirësuar përvojën e udhëtimit për miliona pasagjerë nëpër Evropë.

Më herët u miratua dhe rregulli i përbashkët për kilogramët e çantave që do të lejohet të merren në bord pa pagesë shtesë

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button