Conference League/ Dinamo fiton ndeshjen e parë, përmbys Atletic Escaldes në Andorra

Dinamo ka treguar forcë karakteri dhe qetësi në momentet vendimtare, duke përmbysur një disavantazh në sfidën e parë ndaj Atletic Escaldes, në raundin e dytë të Conference League.
Edhe pse skuadra shqiptare e mbylli pjesën e parë në disavantazh pas një goli të pësuar në minutat e fundit të pjesës së parë, reagimi në fraksionin e dytë ishte vendimtar.
Falë finalizimeve të Zabërgjës dhe Qardakut, blutë siguruan një fitore të rëndësishme 1-2 në transfertë, duke hedhur një hap të madh drejt kualifikimit në turin pasardhës të kompeticionit evropian.
Skuadra e Dinamos shkon në disavantazh të një goli në pushimin mes pjesëve në ndeshjen me ekipin nga Andorra, Atletic Escaldes, në raundin e dytë të Conference League.
Në minutën re 43-të të takimit, në zhvillimet e një goditjeje nga këndi, Vieira, i shërbyer nga Modric, e dërgon me kokë topin në rrjetë.
Dinamo barazon në minutën e 65-të: pas një gabimi fatal të portierit, përfiton Zabërgja, i cili nuk heziton dhe e dërgon topin në rrjetë.
Dinamo përmbys shifrat: në minutën e 86-të Qardaku realizon golin e dytë për blutë, duke e kthyer rezultatin në 1-2.