Vendi

Celibashi i jep fund gallatës Lapaj-Shabani, i jep mandatin motrës së drejtuesit të ‘Shqipëria Bëhet’

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi i ka dhënë fund gallatës publike mes kreut të Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj dhe drejtuesit të ‘Nisma Thurje’, Endri Shabanit për marrjen e mandatit të deputetit.

Kleana Xhuveli, motra e birësuar e Adriatik Lapajt do të marrë mandatin e deputetes nga lista e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.

Në mbledhjen e sotme të KQZ u vendos që mandati t’i kalojë kandidates nga lista e mbyllur e këtij koalicioni, të përbërë nga “Shqipëria Bëhet” dhe “Nisma Thurje”.

Celibashi sqaroi se nuk mund të ketë dorëheqje nga kandidimi pasi listat janë miratuar.

Kleana Xhuveli, e renditur në listën e mbyllur të këtij koalicioni më sipër, vlerësoj që i takon asaj e drejta për të marrë mandatin e deputetit. Për sa kohë ajo e ka interesin për këtë”, u shpreh ai.

Kujtojmë se ditën e sotme është raportuar në media, se Kleana Xhuveli është motra e birësuar nga e ëma e Adriatik Lapaj, por që ky i fundit është shprehur se e ka thjeshtë të afërme familjare./SYRI.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button