“Je e ftuar kot”/ Ronaldo Sharka luan blofin me Krisa Çaushin, publiku: E inskenuar për t’u bërë virale

Gjithnjë e më shpesh po shohim fenomene të tipit “them një budallallëk, që të klikohet sa më shumë”. Rasti i fundit ishte ai i studentes së mjekësisë që librin e konsideronte aksesor dhe nga ana tjetër tregonte se kishte lexuar shumë.
Njësoj ka ndodhur edhe në një intervistë të Ronaldo Sharkës drejtuar ish-banores së Big Brother, Krisa Çaushi.
Je e ftuar kot,” – i tha Ronaldo.
“Se di, u pendova që të mora në emision,” vijoi ai, duke i dhënë ngjyrë bisedës që megjithëse u duk si përplasje, ishte më shumë një shkëmbim shakash në stilin ironik që e karakterizon emisionin.
Pjesë nga biseda:
Krisa Çaushi: Nëse jam e ftuar koti, atëherë nuk do duhej të më kishe marrë.
Ronaldo Sharka: Mendon që nuk do të kishe ardhur fare?.
Krisa Çaushi: Unë erdha për të respektuar meqë më ftove.
Ronaldo Sharka: Problemi ynë si emision që të ftojmë, të kontaktojmë, të hapim derën.
Krisa Çaushi: E po atëherë kënaqësi që unë erdha dhe mos ua pafsha më derën.
Ronaldo Sharka: Kënaqësia e gjitha e jotja, sepse për neve nuk ka ndonjë kënaqësi.
Krisa Çaushi: Atëherë mend për herë tjetër.
Për shumë kënd kjo bisedë do ishte interesante, me formulën ‘O ç’u kënaqëm’, por nga komentet, vihet re se publiku është velur pak me këto ‘blofe’.