“O mashkull k*rvë…”/ Nuk përmbahet Arjan Konomi, shpërthen në sharje ndaj këtij personi

Aktivisti i “Shqipëria Bëhet” Arjan Konomi ka shpërthyer me fjalë të rënda ndaj drejtuesit të “Nisma Thurje”, Endrit Shabani, pasi ky i fundit e akuzon Konomin për fjalë të pathëna sipas tij.
Konomi, me gjuhë të ashpër shprehet se “do ta pështyj në fytyrë Endrit Shabanin”, ndërsa më herët, analisti i kërkoi dorëheqjen dajës së drejtuesit të “Nisma Thurje”, Zeqir Kordhoni, i cili u bë shkak i përplasjes me Adriatik Lapajn e “Shqipëria Bëhet”.
Konomi shprehet se daja i Shabanit, është njeri që duhet pështyrë në fytyrë dhe në asnjë moment nuk i ka përmendur fëmijët e tij, ashtu siç pretendon kreu i “Nismës Thurje”.
Sakaq, Konomi thekson se Shabani është njeri pa moral dhe e quan “legen e mashkull ku*vë” që ka shkatërruar gjithçka.
“O Endrit Shabani, o mashkulli me ku*vë që ekziston. Si manipulon fjalët e mia, si manipulon e del në emision dhe thua që unë paskam thënë për fëmijët e Zeqirit që do t’i pështyj në fytyrë.
Jo mor jo, kam thënë që Zeqirin do ta pështyj në fytyrë dhe ty. Unë i pari në më dalsh përpara Endrit Shabani, e them publikisht, je skuth, je mashkull legen, më ke sjellë tre herë në Tiranë më ke prishur pushimet.
Ti more, që do vetëm veten tënde, egon tënde të sëmurë. Qelbesh era baltë edhe pse ke bërë Oxfordin. Ti që do të bëhesh deputet dhe të bëhesh kryetar bashkie, ti që se lëvize kurrë prapanicën tënde si shitëse bulmeti.
Je zhabë, kukumjaçkë. Nuk kam thënë për Sarën dhe Ymerin për t’i pështyrë, kam thënë për Zeqirin. As daja yt Zeqiri s’ka moral, duhet pështyrë në fytyrë, por më shumë se ai duhesh pështyrë ti që prishe gjithë këtë përpjekje.
Në më dalsh përpara do të të pështyj i pari në fytyrë o Endrit Shabani, o mashkull legen, o i degraduar, i fëlliqur që s’ka nevojë Shqipëria për njerëz si ty”, shprehet Konomi