“Askush nuk e dinte…”/ Kush është 28-vjeçarja që postoi videon virale të CEO-s që tradhtoi bashkëshorten?

Video virale e CEO-s Andy Byron dhe shefes së Burimeve Njerëzore, Kristin Cabot, në koncertin e grupit “Coldplay” është filmuar nga Grace Springer.
Fansja e grupit të famshëm që kapi momentin kur kamera shkoi te CEO i “Astronomer” dhe Cabot teksa ishin të përqafuar, ka folur për momentin tronditës.
28-vjeçarja që postoi videon në fjalë në internet ka treguar se nuk e dinte për zhurmën e madhe që do të shkaktonte në rrjet.
Kur kamera e kapi Byron, i cili është i martuar dhe ka dy fëmijë me bashkëshorten e tij, papritmas u fsheh pas një barriere. Nga ana tjetër, Cabot gjithashtu dukej qartë e turpëruar ndërsa vuri duart mbi fytyrë.
Duke folur për “The Sun”, 28-vjeçarja, e cila ndodhet në New Jersey, u shpreh:
“Një pjesë e imja ndihet keq se videoja ua kthej jetën këtyre njerëzve përmbys, por luajnë lojëra budallaqe… fitojnë çmime budallaqe”.
Ndërsa për bashkëshorten e CEO-s, e reja shprehu shpresën se ajo mund të shërohet nga ngjarja tragjike dhe ‘të japë një shans të dytë për lumturinë që meritojnë’.
“Shpresoj që për ta, videoja ime të jetë një bekim i maskuar”, vijoi Springer.
Grace, një admiruese e madhe e “Coldplay”, udhëtoi për në Boston me miqtë për të ndjekur nga afër koncertin.
Çfarë ndodhi pasi Grace Springer postoi videon e Byron?
28-vjeçarja ka treguar se ka patur një reagim të madh në rrjet pasi u publikua videoja në fjalë, e cila ka grumbulluar mbi 46 milionë shikime dhe 4.9 milionë pëlqime.
“Kur e postova vonë në mbrëmje, po merrte shumë vëmendje me disa mijëra shikime. U zgjova me shtatë milionë. Ishte padyshim një temë e nxehtë, por askush nuk e dinte se kush ishin ata”, ka treguar Grace.