Prekëse! Egla Ceno rrëfen momentet e vështira: Mami pësoi ishemi

Aktorja dhe fituesja e Big Brother VIP Albania, Egla Ceno, ka ndarë një moment shumë të ndjeshëm me ndjekësit e saj, duke treguar se nëna e saj ka përjetuar një ishemi të papritur, por falë ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve dhe stafit të urgjencës, ajo tashmë është në duar të sigurta dhe po merr kujdesin e nevojshëm.
Në një postim emocional, Egla shpreh mirënjohjen e saj të thellë për mjekët dhe stafin e urgjencës së Beratit, si edhe për stafin e QSUT-së dhe Spitalit të Neurologjisë. Ajo falënderon në mënyrë të veçantë mjekët dhe personelin që kujdesen për nënën e saj me përkushtim, profesionalizëm dhe butësi.
Jeni njerëzit më të rëndësishëm për jetën e mamit tim që nga mëngjesi i sotëm. Jeni simfoni jete,” shkruan aktorja, duke listuar edhe disa nga emrat që kanë qenë pjesë e trajtimit: Bledi Hysenbelli, Enkeleda, Silvi, Geri, Besime, shoferi i ambulancës, doktoresha Kristela e Neurologjisë, si dhe doktor Genci Çakçiri.
Egla e mbyll mesazhin e saj me fjalët prekëse: “Faleminderit për shpresën. Në duart tuaja, mami mori një shans të dytë. Mirënjohja ime është e thellë.”
