Vendi

Njihuni me parashikimin e motit për këtë të premte 18 Korrik

Vijon depërtimi i masave ajrore të nxehta nga Afrika drejt rajonit të Ballkanit duke sjellë edhe në vendin tonë mot të kthjellët dhe temperatura të larta.

Herë pas here priten vranësira të lehta e kalimtare në zonat verilindore dhe juglindore të Shqipërisë.

Parashikohet që pasditja dhe nata të mbeten të kthjellëta dhe të nxehta në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerta ekstremale ditore duke u luhatur nga 9°C vlera më e ulët në Verilindje të vendit deri në 39°C pritet vlera maksimale në qarkun e Elbasanit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht verior, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button