Vendi

Ishte shpallur në kërkim një javë më parë, 72-vjeçari gjendet i pajetë në arë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Fier, ku në tokat e fshatit Sektor Seman është gjetur trupi i pajetë dhe i dekompozuar i një 72-vjeçari.

Policia njofton se  viktima është identifikuar si shtetasi Mihallaq Shqepa, banues në Fier, i cili ishte shpallur në kërkim më datë 12 korrik 2025, pas një kallëzimi të bërë nga vëllai i tij për largim nga banesa.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, në trupin e të ndjerit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se vdekja mund të ketë ndodhur për shkaqe natyrale, megjithëse do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të përcaktojë përfundimisht shkakun.

Grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar kohën dhe shkaqet e sakta të vdekjes së 72-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Në tokat e fshatit Sektor Seman, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë i  shtetasit M. Sh., 72 vjeç, banues në Fier.

Nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Ky shtetas është shpallur në kërkim në datë 12.07.2025, nga Komisariati i Policisë Fier, pas kallëzimit të bërë nga vëllai i tij për largim nga banesa.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button