Vazhdon zjarri i fuqishëm në Drenov, Mallakastër, rrezikohen depot e naftës së Albpetrolit

Një zjarr masiv ka përfshirë një zonë pranë depove të naftës së Albpetrolit në drenov , duke vënë në alarm autoritetet dhe banorët e zonës.
Forcat zjarrfikëse të Fierit, Patosit po luftojnë me flakët për të shmangur përhapjen e zjarrit në depozitat e naftës, të cilat rrezikohen seriozisht nga përmasat e zjarrit. Situata paraqitet tepër e rëndë dhe në terren ndodhen dhjetëra mjete dhe forca zjarrfikëse që po punojnë në kushte të vështira.
Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, duke e bërë më të vështirë kontrollin e situatës. Deri tani nuk raportohet për të lënduar, por dëmet e mundshme materiale pritet të jenë të mëdha nëse flakët arrijnë në depot e karburantit.
Autoritetet kanë kërkuar ndihmë shtesë dhe janë në gatishmëri të plotë për të ndërhyrë në rast evakuimesh të mundshme.