Sarandë, kërcet a*ma në mes të ditës, dy persona q*llohen afër stadiumit! Të plagosurit rëndë dërgohen në Tiranë

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë të ndodhur mesditën e sotme në lagjen nr 4 në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur afër stadiumit të qytetit ku dhe forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje.
Të plagosur kanë mbetur E. L, 24 vjeç dhe G. H, 32 vjeç, të cilët kanë plagë të rënda dhe pas ndihmës së parë mjekësore në spitalin e Sarandës, u dërguan drejt spitalit të Traumës, Tiranë, për mjekim të specializuar.
Ngjarja ndodh në mes të sezonit turistik dhe në një qytet bregdetar tepër të frekuentuar nga pushues por dhe turistë të huaj.
Njëri prej të plagosurve, E.L rezulton një person me precedentë penalë. Në korrik të 2024 rezulton se u arrestua për organizim të lotarive të palejuara, në një lokal në Kamëz.
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 15:00, në lagjen nr. 4, Sarandë, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se janë plagosur me armë zjarri shtetasit G. H., 32 vjeç dhe E. L., 24 vjeç, të cilët pas ndihmës së parë mjekësore në spitalin e Sarandës, do të dërgohen drejt spitalit të Traumës, Tiranë, për mjekim të specializuar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, po vijon punën për identifikimin e autorit, zbardhjen e e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.