Lajme

Aksident TRONDITËS! Shqiptari në Itali vdes në tentativë për t’i shpëtuar policisë, makina ndahet në dysh

Makina rrëshqiti me shpejtësi të lartë dhe u përplas, duke u ndarë në dy pjesë

Një aksident fatal ka ndodhur sot Itali, ku një 23-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë.

Sipas mediave italiane, viktima është Kevin Anghel, teksa aksidenti ka ndodhur në Treviso. Dyshohet se i riu humbi kontrollin e makinës ndërsa përpiqej t’i shmangej një patrulle karabinierësh. Raportohet se ai përshpejtoi menjëherë sapo vuri re pikën e kontrollit të karabinierëve.

Edhe pse forcat e rendit nuk e ndoqën drejtpërdrejt, duke qenë se e njihnin dhe raportuan automjetin në qendrën operative, aksidenti ndodhi pak minuta më vonë. Makina rrëshqiti me shpejtësi të lartë dhe u përplas me dy pemë anës rrugës, duke u ndarë në dy pjesë nga forca e përplasjes.

Copa të automjetit u shpërndanë në një perimetër të gjerë dhe një pjesë goditi edhe një furgon që po kalonte aty pranë. Ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe Kevini ishte ende gjallë, por i bllokuar në rrënoja. Fatkeqësisht, 23-vjeçari ndërroi jetë gjatë rrugës për në spitalin e Oderzos, për shkak të plagëve të rënda. Mësohet se gjatë ndërhyrjes, karabinierët gjetën disa blloqe kanabisi të shpërndara në asfalt, të cilat besohet se ishin brenda makinës dhe u hodhën jashtë pas përplasjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button