‘Horr, Baton Haxhiu, personazhi me i keq në historinë e gazetarisë Shqiptare’

Nga Osman Mula/
S’kisha dëshirë me shkru duke të pas ty si personazh se s’kam pas, as nuk.kam asnjë lloj konsiderate për ty.
Nuk kam parë asnjë rast që të vij një njeri i pa ftuar dhe ta marrin fjalën në një ambient duke u perpjek me të mbush mendjen dhe me ta imponu qendrimin ndaj vendit, politikës, problemeve sociale dhe medias.
Pasi leh nëpër stacione për politikën se cilin duhet të votojmë dhe kush është udheheqësi më i mirë Shqiptar tani na u shfaqe duke na dhanë mend që tani duhet të shkrihet R.T.Sh . Do të thotë që një institucion i rëndësisë të veçantë 65 vite ekzistencë, një institucion që e mbajti gjallë për dekada popullin, këtej dhe matanë kufirit me programe, ngjarje të mëdha epokale, historike, kulturore, sociale, duke hapur dhe një drejtori pas viteve 90 për diasporen duke u ndjekur në çdo vend të botës.
Na del ti mor i pafytyre dhe do me na e mbush mendjen ne që u plakem në këtë institucion me një armatë mjeshtrat të mëdhenj të ekranit se duhet mbyll se kështu mendoj unë. Po kush të mbron apo kush të perkrah ty mor i pa dëshiruar edhe në Kosovë edhe në Shqipëri që vjen këtu dhe nuk nuk len rradhë njeriu për të folur kur ti nuk përfaqeson asnjë njeri apo komunitet?
Po të jetë si Shqiptar ti nuk më përfaqëson, po të jetë si kosovar se prej andej jam, mos ta pafsha bojën mor spiun. A në përfaqësosh qeverinë Shqiptare mjer ne mor i pa fytyrë. Sa të Syri sa të Opinion, sa te Top chanel e tek A 1. Kot nuk je këtu dhe as kot nuk paguhesh me pare të madhe por e gjitha sipas mendimit tim ti je i ardhur apo i ftuar nga qarqe shumë të rrezikshme në dëm të Shqipërisë.
Po ne pse nuk nderhyjmë në punën e vellezërve tanë në Kosovë?
As nuk i themi voto këtë apo këtë, as hiqe këtë apo veje këtë sepse Kosova ka institucionet e tij dhe nuk dua të ndërhyjmë se sasht as normale, as etike se nuk i shërben interesit reciprok por të ndërhysh ti këtu dhe pikërisht të japësh ti definicionin që të mbyllet RTSH më krijon një shqetësim të madh. Ne sapo u mblodhëm si Këshill Drejtues, Drejtoria e Përgjithëshme , AMA, kryesia e medias, e Parlamentit Shqiptar, krijues dhe gazetar mjaft të njohur se si duhet ta rrisim cilësinë programore dhe po përpiqemi çdo ditë na del ti që duhet të flasësh i fundit na e merr fjalën i pari.
Ti o je delirant, i paguar po qe po, i futur nga dikush që me don të ngreje kulla dhe ty të ka premtu për ndonjë hale, larg qoftë me të ba dhe koken ty në katet e larta. Pas 90 në festivalet tona u bë sofër e përbashkët me të gjithë krijuesit e Kosovës ku ti ishe shpesh herë edhe në juri.
Edhe figurat e patriotëve shkrimtarëve, njerëz të pajtimit të gjaqeve, luftës çlirimtare të Kosovës ku shumë operatorë tanë kanë xhiruar brenda territoreve të luftes si I.Buçpapaj etj.
Ti po ndërhyn në bukën tonë të përditeshme prandaj si hyre del mor horr nga problemet tona se po na sjell pshtjellim. Shpesh herë them: Eh moj Kosovë, nxorre shum heronj të medhenj si Adem Jashari apo Mandela i Kosovës A.Demaci. Figura si Bekim Fehmiu apo Fadil Vokrri por na nxorre fatkeqësisht dhe një model të së keqes Baton Haxhiun – personazhi me i keq në historinë e gazetarisë Shqiptare.