“Bëj rrobat gati të vish në fshat”/ Zbardhet debati me babain i 17-vjeçares që tentoi …

Nuk do të jetosh më në qytet me gjyshërit. Do vish të jetosh në fshat me mua. Bëji gati rrobat…”.
Ky dyshohet se ka qenë urdhri i babait për 17-vjeçaren që tentoi t’i jepte fund jetës mesditën e sotme në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë, duke qëlluar veten me plumb në kokë, afërs syrit.
E mitura jetonte me gjyshërit në Vlorë, ndërsa babai jetonte në fshat me gruan e dytë, pasi ishte ndarë me nënën e vajzës. Burime bëjnë me dije se babai nuk aprovonte stilin e jetesës së të miturës dhe i ka kërkuar që të jetonte me familjen e re.
Kjo ka shkaktuar një debat të fortë mes tyre. E mitura kur ka shkuar të bëjë rrobat gati, ka marrë një armë pa leje që ndodhej në shtëpinë e gjyshërve në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë dhe qëlloi veten me plumb në kokë.
E mitura ndodhet në gjendje kritike, e intubuar, në spitalin e Traumës, teksa Policia e Vlorës shoqëroi në komisariat babain e vajzës, shtetasin Saimir. H..
Uniformat blu ende nuk e kanë gjetur armën e zjarrit pistoletë, me të cilën 17-vjeçarja qëlloi veten.
Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se autoritetet dyshojnë se arma është fshehur bashkë me gëzhojën nga familjarët, të cilët kanë pastruar edhe vendin ku ndodhi ngjarja.
Babai i vajzës, me preceden penal, mësohet se nuk ka bashkëpunuar me policinë dhe kjo është arsyeja e shoqërimit në komisariat.