Life Style

“A ka shqiptarë këtu, apo vetëm kosovarë jeni?”, Egli Tako ‘godet’ sërish me injorancën

Egli Tako është përfshirë në një debat të papritur pas një deklarate të bërë gjatë një koncerti në një klub nate në Pejë. Gjatë performancës, ku ndër të tjera këndoi edhe këngën ikonë “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës, Egli u shpreh me zë të lartë përpara publikut:
“A ka shqiptarë në Kosovë, apo vetëm kosovarë jeni?”.

Deklarata, e cila duket se u bë në mënyrë spontane, preku një temë të ndjeshme që vijon të ngjallë debat në shoqërinë shqiptare: çështjen e identitetit kombëtar midis shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës.

Kjo dilemë është shfaqur shpesh në media, rrjete sociale, madje edhe në formate televizive si Big Brother, ku debati “shqiptar apo kosovar” ka krijuar ndasi dhe përplasje mes opinionit publik.

Pavarësisht reagimeve në rrjet, gjatë koncertit Egli vijoi performancën pa incidente dhe u prit me entuziazëm nga publiku në Pejë.

“A ka shqiptarë këtu, apo vetëm kosovarë jeni?”,

/Pamfleti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button