“I ushqejnë foshnjat me formulë pa dijeninë e nënave”, Eliona Pitarka bën denoncimin e fortë: Kujdes, e gjitha tregëti!

Eliona Pitarka ka ngritur një shqetësim serioz në rrjetet sociale, duke denoncuar një fenomen që sipas saj, po ndodh në shumë spitale shqiptare: foshnjat e sapolindura po ushqehen me formulë, pa dijeninë apo lejen e nënave.
Në një postim në IstaStory, aktorja ndau një mesazh nga një ndjekëse që rrëfen përvojnë e saj personale:
Më ka ndodhur me vajzën. E ushqyen infermieret me formulë, me pretekstin që nuk ke gji. Ma mbajtën një natë bebin larg meje që ta ushqenin.”
Eliona e cilësoi këtë si një ‘fenomen të shëmtuar”, që ndodh në maternitetet në Shqipëri. Ajo akuzon se kjo praktikë nuk bëhet për të ndihmuar, por për t’i krijuar fëmijës varësi ndaj formulës, duke sabotuar qëllimisht gjidhënien në orët e para të jetës.
“Pse? Sepse ka interesa. Sepse formula duhet të shitet”, shkruan Pitarka.
Ajo i bëri thirrje nënave të reja të jenë të informuara dhe kurrsesi të mos lejojnë zëvendësimin e qumështit të gjirit me formulë pa arsye mjekësore. Sipas saj, ky sistem po krijon mosbesim tek trupi i gruas në një moment ‘kyç’, siç është ai pas lindjes.
