Yamal për Messin: Ai është më i miri, por dua të ndërtoj karrierën time

Lamine Yamal është padyshim një nga figurat më të përfolura në futbollin botëror, pasi ka fituar tashmë 5 tituj me Barcelonën dhe Spanjën, ndërkohë që nuk është as 18 vjeç.
Pavarësisht moshës së re, spanjolli ka treguar pjekuri të jashtëzakonshme në fushë, pasi është lideri i Barcelonës dhe ai që do të marrë vendimet përfundimtare në fushë.
Në një intervistë, ai u pyet për krahasimet që bëhen midis tij dhe Lionel Messit. Ai u përgjigj me shumë dashuri për argjentinasin.
Lionel Messi është me të vërtetë lojtari më i madh në histori për mua.
Shpresoj të kem një karrierë aq të suksesshme sa e tija, por e vetmja gjë për të cilën mendoj është të luaj në mënyrën time”, theksoi anësori 17-vjeçar spanjoll, duke shtuar: “Ajo që dua është që njerëzit ta kujtojnë emrin Lamine Yamal.“