Tragjedia në Bergamo/ Pasagjerët përshkruajnë momentin 35-vjeçari u hodh në motorin e avionit, ‘piloti na foli me zë të dridhur’

Një tragjedi e pashprehur ndodhi të martën në mëngjes në aeroportin e Bergamos, kur një 35-vjeçar dyshohet se kreu vetëvrasje, duke u hedhur në motorin e një avioni.
Andrea Russo, nga Calcinato, mbërriti në aeroport me makinën e tij, hyri në terminal dhe, pasi parakalon makinën, nisi të vraponte brenda ndërtesës. Ai u drejtua drejt zonës së ndaluar që të çonte në pistën e ngritjes.
Pavarësisht përpjekjeve të policisë për ta ndaluar, ai arriti të përfundojë pranë avionit dhe u hodh në njërin nga dy motorët turbofan të Airbus A319 të kompanisë Volotea, që po përgatitej për fluturim nga Milano drejt Asturie.
Disa pasagjerë përshkruan skenat tmerruese që panë teksa avioni po rrotullohej me shpejtësi të ulët për nisjen. Një pasagjere spanjolle, e dukej në avion në momentin e ngjarjes, tha për gazetën La Nueva España: “Papritmas dëgjuam një zhurmë dhe një shpërthim. Disa e panë nga dritarja dhe vendosën duart mbi kokë. Na thanë të mos shikonim jashtë, sepse ajo që po ndodhte ishte shumë e pakëndshme.”
Një tjetër dëshmitar, i intervistuar nga La Repubblica, tha se pa njeriun të vraponte larg një stjuardese dhe drejt avionit. “Nuk isha në këtë aeroplan, po hipja në tjetrin pranë, por pamë gjithçka. Ai vrapoi në anën e djathtë dhe u gëlltit nga motori i majtë.”
Piloti, me zë të dridhur, i njoftoi pasagjerët për një “incident shumë serioz me një person.” Në vendngjarje mbërritën të shpejtë policia, forcat speciale dhe përfaqësuesi i prokurorisë për hetime. Kompania Volotea konfirmoi incidentin dhe theksoi se të gjithë anëtarët e ekuipazhit dhe 154 pasagjerë janë të sigurt.
Sipas autoriteteve, 35-vjeçari vuante për vite me probleme me drogën. Corriere della Sera raporton se Russo ishte trajtuar në qendër rehabilitimi dhe kishte përmirësuar gjendjen, duke ringritur jetën – shumë e cilësonin si një njeri me vullnet.
Ende nuk dihet se çfarë e shtyu në këtë akt tragjik apo përse zgjodhi një rrugë kaq makabre. “Po shqyrtojmë mundësinë që mund të ketë pasur një lidhje me aeroportin apo aviacionin,” tha prokurori. “Në makinën me të cilën mbërriti – e mbushur me sende të ndryshme – nuk gjetëm asgjë që të shpjegojë ndonjë motiv.”