Life Style

Po rrezikoni shëndetin, gabimi që duhet të shmangni me kondicionerin e makinës në ditët e nxehta

Në ditët me temperatura të larta, shumë drejtues mjetesh bëjnë një gabim të zakonshëm që mund të dëmtojë shëndetin: ndezin kondicionerin menjëherë pasi ndezin motorin, pa hapur më parë dritaret e makinës.

Sipas ekspertëve, kur një automjet qëndron i parkuar në diell, veçanërisht në temperatura mbi 16°C, brenda kabinës mund të grumbullohen nivele të larta të benzenit  një substancë toksike e dëmshme për trupin e njeriut. Studimet tregojnë se përqendrimi i benzenit në makina të mbyllura mund të arrijë nga 2000 deri në 4000 mg, që është deri në 40 herë më shumë se niveli i lejuar.

Benzeni ndikon negativisht në shëndetin e veshkave, mëlçisë dhe indeve të trupit. Rreziku shtohet nëse, sapo futeni në automjet, ndizni kondicionerin me dritaret ende të mbyllura, pasi sistemi i qarkullimit të ajrit tërheq ajrin e brendshëm – duke përfshirë edhe toksinat e akumuluara – dhe i shpërndan ato në kabinën e makinës.

Çfarë rekomandohet të bëni?
Sipas manualeve të përdorimit të automjeteve dhe këshillave të specialistëve:

Hapni dritaret për disa minuta pasi të futeni në makinë;

Lejoni që ajri i nxehtë dhe benzeni të dalin jashtë;

Vetëm më pas aktivizoni kondicionerin për të freskuar ambientin.

Kjo praktikë e thjeshtë ndihmon në mbrojtjen e shëndetit, veçanërisht gjatë ditëve të nxehta të verës, kur makina mund të shndërrohet në një furrë me rrezik të padukshëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button