Life Style

Kush do ta prezantojë “Këngën Magjike” krah Arditit këtë vit!

Ardit Gjebrea, në ditëlindjen e tij të 62-të, i rrethuar nga familja dhe miqtë, bëri një nga ato deklaratat që të mbeten në mendje. “Kënga Magjike”, edhe këtë vit nuk do të prezantohet vetëm nga ai. Por surpriza e këtij viti, që shënon dhe përvjetorin e 25-të të festivalit, është se në skenë do të ngjitet edhe vajza e tij, Ana Gjebrea. Po, e lexuat mirë.

Në një video të shpërndarë nga pushimet verore të familjes Gjebrea, ku shihen Arditi, bashkëshortja Anila, vajza Ana dhe disa miq e kolegë të ngushtë, Arditi ndalet për të bërë një urim e një dëshirë për ditëlindje. Dhe e ndan me të gjithë:

Cila ishte dëshira? Po e them. Ju e dini, familja dhe puna. Shëndeti për familjen time, ‘E diela shqiptare’ dhe ‘Kënga Magjike’. Këtë vit ne kemi 25-vjetorin e ‘Këngës Magjike’ dhe duke qenë një vit shumë i rëndësishëm dhe i shënuar, do doja që ta ndaja me ju një gëzim shumë të madh, që Ana Gjebrea do të jetë prezantuese e festivalit ‘Kënga Magjike 2025′.”

Në sfond, fytyra e Anës nuk e fsheh dot emocionin, sepse kjo mund të mos ketë qenë një surprizë totale për të, por padyshim një moment i rëndësishëm në jetën e saj. Dhe për ata që e kanë ndjekur qoftë edhe pak, fjalët që ajo thotë gjithmonë për të atin – se është babai më i mirë në botë – tani marrin një kuptim edhe më të thellë.

Nuk jua merr mendja se kush do ta prezantojë “Këngën

Ana Gjebrea është vetëm 16 vjeçe, por jo pa përvoja në skenë. Ka kënduar live, ka pasur disa projekte muzikore dhe, më e rëndësishmja, ka përfaqësuar Shqipërinë në Junior Eurovision 2021 me këngën “Stand By You”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button