Vendi

”Qytetet tona, stresante”/ Kikia: Njerëzit s’kanë ku kalojnë kohën e lirë. Në Theth, një gjë absurde

Gazetari, Mentor Kikia i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se operacioni për lirimin e hapësirave publike duhet përshëndetur pasi njerëzit në qytet nuk kanë ku të kalojnë kohë të lirë përveçse në kafene.

Kikia: Ngjarja që po ndodh mendoj se ndahet në tre kapituj.

Është ndërhyrja kundër asaj që quhet paligjshmëri, në qytete dhe në zonën turistike të Thethit.

Dhe këtu dua ta ndaj veç ndërhyrjet që bëhen në qytete dhe veç rastin e Thethit.

Në qytete në mënyrë absolute unë e përshëndes këtë që po ndodh.

Me apo pa leje qytetet shqiptare me gjithë vështirësinë që është shndërruar në ‘xhungla betoni’ ku për qytetarët është ngushtuar në mënyrë dramatike hapësira publike.

Ku fëmijët nuk kanë ku të lozin, ku njerëzit për tu ulur për të biseduar me tjetrin duhet patjetër të ulen në një karrige kafeneje dhe të paguajnë së paku një kafe dhe një ujë për të justifikuar karrigen ku ulen sepse nuk ka hapësira publike.

Kjo i ka bërë qytetet tona stresante.

Njerëzit nuk kanë ku kalojnë kohë të lirë përveçse në kafenetë e zhurmshme.

Në këtë drejtim besoj se operacioni duhet të përshëndetet dhe pikë. Në Theth është një tjetër histori.

Në Theth po ndërhyhet për të prishur një gjë që është një gjë absurde. /OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button