Tech

Egnatia fiton ndaj Breidablik

Champions, Gruda në shtesë i dhuroi suksesin rrogozhinasve

Egnatia e nisi me fitore aventurën në Champions League.

Kampionët e Shqipërisë fituan 1 me 0 ndeshjen e parë kundër Breidablik.

Tentativat e shumta në portën kundërshtare u kurorëzuan vetëm në shtesë, me golin e minutës së 93-të nga Ildi Gruda, i afruar gjatë verës pasi mbylli aventurën te Vllaznia.

25-vjeçari i aktivizuar nga stoli, e ktheu në festë ndeshjen e parë historike të luajtur në Rrogozhinë për eventin më prestigjioz për klube.

Në sfidën e kthimit në Islandë, më datë 15 korrik, skuadra e Tetovës ka detyrën të mbrojë avantazhin dhe të kualifikohet në turin e dytë të Champions./Tv Klan

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button