Life Style

Babi e tërhiqte zvarrë, i shkulte flokët mamit/ Modelja rrëfen FERRIN ku u rrit: Kur ra tërmeti në nëntor ai tha…

“Mamit një ditë gati sa nuk i ra të fikët, u rrëzua nga shkallët, shkoi për një kontroll dhe kishte tumor”

Kiara Kërçuku është një nga konkurrentet e këtij edicioni të “She’s on Top”. 18-vjeçarja ka vendosur që të rrëfejë historinë e saj të trishtë, ku ka treguar se është rritur me dhunë nga ana e babait.

“Kur ka rënë tërmeti i 26 nëntorit mami ka marrë në telefon babain dhe i ka thënë ‘ra tërmet, nuk do t’ia dish se si janë gocat?’. Ai ka thënë ‘si nuk iu zuri poshtë’”, e nisi rrëfimin e reja.

Kiara ka treguar se prindërit e saj janë ndarë në vitin 2018 kur ajo ishte 11 vjeçe. Por deri atëherë, nga shtëpia e saj mban mend dhunë, sherre, alkool.

Gjithashtu 18-vjeçarja ka rrëfyer sëmundjen e rëndë të nënës së saj, e cila ishte operuar për tumor dhe pas operacionit, ish-bashkëshorti e ka takuar për t’i kërkuar lekë borxh.

Rrëfimi i Kiarës:

Jam Kiara Kërçuku, jam 18 vjeç dhe vij nga qyteti i Lushnjës dhe momentalisht jam në vitin e fundit të gjimnazit. Fëmijërinë time nuk mund ta quaj fëmijëri se nuk më është dhënë kurrë mundësia të jem një fëmijë. Unë kam dy motra më të vogla dhe mendoj se kam qenë si një mami i dytë për ato.

Mami dhe babi janë ndarë në vitin 2018, kam qenë 11 vjeçe. Këtu filloi pjesa më e vështirë e jetës sime. 11 vite të jetës sime mbaj mend vetëm dhunë, të bërtitura në shtëpi, alkool, sherre. Nuk ka qenë asnjë natë që ne mund të kemi shkuar të flemë gjumë, kemi qenë gjithmonë zgjuar, shumë net me barkun bosh dhe babi nuk kontribuonte për asnjë lloj gjëje. As figurën e atij nuk e mbaj mend në shtëpi, jo të ketë dhënë diçka për mua apo për motrat.

Gjithmonë e kam vënë veten në vend të dytë, kam patur mamin dhe motrat përpara. Mbaj mend një natë që babi ka ardhur në shtëpi, më herët se zakonisht. Vrapon për te dera dhe mami e kuptoi që ishte i dehur, si gjithmonë. E ka gjuajtur mamin në kokë, me sa kishte forcë, i ka shkulur flokët. Mami më tha që ‘kur të kesh mundësinë, thjesht hap derën edhe ik’. Erdhi një moment që mami më uli dhe më foli ‘si mendon, a do që unë dhe babi të ndahemi?’. Më tha se mund t’a takoj nëse ai do. I kam thënë direk ‘po’, nuk kam dashur kurrë që mami të vuante apo motrat. E dija shumë mirë se ça mbaja mend unë, do i mbanin edhe ato.

Mamit një ditë gati sa nuk i ra të fikët, u rrëzua nga shkallët, shkoi për një kontroll dhe kishte tumor. I thanë që ishte i rrezikshëm, që mund të ngelte gjithmonë në karrocë. Me shumë frikë, me shumë pak mbështetje, mamin e futën në sallën e operacionit. Nuk e kam ditur nëse është gjallë apo e vdekur ato ditë.

Kemi qenë një ditë si gjithmonë te shtëpia e nënës, te babi dhe më bie telefoni. Aty lexonte mami dhe më tha se kur të marr herë tjetër do dalësh bashkë me motrat. Kemi shkuar te tezja në Durrës, aty jemi çmallur. Babi nuk na kishte çuar asnjë ditë tek ajo, e dija ku ishte. Kur na mori mami te shtëpia e tezes, na tregoi se ai nuk e kishte marrë kurrë në telefon. Aty janë ndarë në mënyrë ligjore dhe kemi dalë në shtëpi tjetër. Merrte ndonjëherë në telefon dhe thoshte se do vinte të na takonte. Ka ardhur, por vetëm i ka kërkuar mamit lekë borxh.

Mbaj mend se për ditëlindjen time të 17 e kam marrë 24 herë në telefon dhe nuk më është hapur asnjëherë. I bëra mesazh dhe më bëri bllok. Që pas ditëlindjes sime nuk i kam shkruar më, as ai mua, deri kur u futa te “She’s on Top”. E bëra profilin publik, më bëri follow dhe më shkroi ‘ylli i bushit, si janë gocat?’. I thashë ‘herët u kujtove’. I kujtova që për ditëlindjen time nuk më kishte kthyer përgjigje.

Mami bën dy punë, ndërsa unë punoj aty me mamin, kameriere. Lekët që marr ia jap mamit. Në ‘She’s on Top’ erdha për të thënë që di të bëj mamin krenare. Mendoj që traumat që kam kaluar më kanë bërë kaq të fortë sa jam sot. Nuk i marr për bazë fjalët e njerëzve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button