Bota

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës, zbulohen arsyet e vendimit që habiti botën e futbollit…

Sipas mediave britanike, Ronaldo vendosi të mos marrë pjesë për të…

Kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, nuk ishte i pranishëm në funeralin prekës të Diogo Jotës dhe vëllait të tij Andre Silva, të cilët humbën jetën në një aksident tragjik me makinë në Spanjë. Mungesa e tij në ceremoninë mortore që u mbajt sot në qytetin e vogël Gondomar pranë Portos, shkaktoi habi dhe reagime të shumta, veçanërisht në median portugeze.

Ndërsa dhjetëra futbollistë, përfshirë bashkëkombas dhe ish-shokë skuadre të Jotës, mbërritën për t’i dhënë lamtumirën e fundit 27-vjeçarit, praninë e Ronaldos e ndjenë të gjithë. Por, sipas një raporti ekskluziv të “The Mirror”, arsyeja e mungesës së yllit të Al-Nassr nuk lidhej me neglizhencë apo mungesë respekti.

Sipas mediave britanike, Ronaldo vendosi të mos marrë pjesë për të shmangur kaosin që krijohet zakonisht nga prania e tij publike, sidomos në vende të vogla si Gondomar. Ai i trembej faktit se pjesëmarrja e tij mund të kishte prishur qetësinë e ceremonisë, duke sjellë më shumë vëmendje mediatike dhe turmë njerëzish sesa familja e Jotës mund të përballonte në një ditë zie.

Ronaldo ka kontaktuar personalisht me familjen e Jotës për të shpjeguar vendimin e tij dhe thuhet se ka premtuar mbështetje të plotë për ta në këtë periudhë të dhimbshme. Ky gjest është parë nga shumëkush si një akt respekti dhe ndjeshmërie, në një moment kur emocionet janë në kulm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button