Sport

Revolucion në derbin mes Juventusit dhe Interit, do të ketë për herë të parë … 

Derbi i madh i Italisë mes Juventusit dhe Interit, i programuar për t’u luajtur të shtunën në “Allianz Stadium”, do të hyjë në historinë e futbollit italian. Për herë të parë në Serie A do të përdoret Refcam, kamera ultramoderne që i ofron shikuesve mundësinë të ndjekin aksionet nga këndvështrimi i arbitrit.

Në një deklaratë të Legës Serie A thuhet: “Serie A është një nga ligat profesioniste europiane të përzgjedhura për të eksperimentuar përdorimin e Refcam në ndeshje zyrtare, në përputhje me protokollet e hartuara nga FIFA dhe IFAB, tashmë të testuara në Kupën e Botës për Klube.”

Kamera miniaturë, e cila peshon vetëm 6 gramë, do të vendoset në bazën e mikrofonit të arbitrit kryesor. Ajo do të përdoret gjatë nxehmjes, live gjatë ndeshjes në momente të veçanta si përgatitja e goditjeve të dënimit, apo për rikthime filmike spektakolare.

Refcam do të jetë pjesë e kamerave të prodhimit televiziv dhe sinjali i saj i veçantë do t’i dorëzohet rregullisht edhe VAR-it. Ky inovacion pritet të shtojë intensitetin dhe spektaklin viziv në një nga sfidat më të mëdha të futbollit italian.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button