Bota

Tragjedia në ishullin grek, shton në 7 numri total i viktimave, mes tyre dy fëmijë

Të paktën shtatë persona, mes tyre dy fëmijë, humbën jetën pasi një varkë me emigrantë u përmbys në brigjet veriore të ishullit Lesbos, në Greqi. Roja bregdetare greke ka raportuar se 23 persona janë shpëtuar, ndërsa operacioni i kërkim-shpëtimit vazhdon.

Sipas mediave turke, incidenti ndodhi në Detin Egje midis kontinentit turk dhe Lesbos, ku gomonia e mbingarkuar u mbyt në rrethana ende të paqarta, pavarësisht kushteve të mira atmosferike. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi kombësinë e viktimave apo numrin e saktë të personave në bord.

Greqia mbetet një nga rrugët kryesore të emigrantëve që largohen nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia, duke kaluar nga Turqia në ishujt grekë përmes gomoneve shpesh të pasigurta. Pavarësisht kontrolleve të shtuara kufitare, tragjedi të tilla vijojnë të ndodhin, duke nxjerrë në pah rrezikun e madh që përballin ata që kërkojnë një jetë më të mirë në Europë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button