Life Style

Revoltohet Bardhi: Ju lutem të mos përmendet më…

Bardhi ka bërë një reagim në profilin e tij të Instagramit, duke hedhur poshtë të gjitha aludimet se marrëdhënia e tij dhe e Jetmirit është prishur.

Marrëdhënia e Bardhit me menaxherin e tij, Jetmit Agaj ka qenë padiskutim një ndër temat më të përfolura në media që pas daljes së këngëtarit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Ditën e djeshme në media qarkulluan lajme të ndryshme, në të cilat u raportua se Bardhi kishte shpërndarë një numër telefoni në profilin e tij të Instagramit, në të cilin do të ishte i disponueshëm për reklama apo bashkëpunime të ndryshme.

Lidhur më këtë njoftim, në media është aluduar se Bardhi ka nxjerrë jashtë loje menaxherin e tij dhe mesa duket tashmë dikush tjetër po merret me menaxhimin e tij.

Mbrëmjen e kaluar, Bardhi ka bërë një reagim në profilin e tij të Instagramit, duke hedhur poshtë të gjitha aludimet se marrëdhënia e tij dhe e Jetmirit është prishur.

“Portale dhe media të dashura, ju lutem mos bëni shpifje. Unë vazhdoj menaxhmentin tim me Jetmir Agaj dhe ju lutem të mos përmendet më emri im në lajme të tilla. Eshtë hera e fundit që deklarohem lidhur me këtë temë. Jam dhe do vazhdoj të jem pjesë e shtëpisë diskografike drejtuar nga ai”, sqaron Bardhi në profilin e tij në Instastory./gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also
Close
Back to top button