Lajme

“Suksesi i Ramës në tre mandate, politika e jashtme” – Minxhozi: Siç u futëm në NATO pa ushtri, e pranueshme të na fusin në BE pa ekonomi dhe shtet ligjor

Për analistin Skënder Minxhozi, suksesi më i madh i Ramës në këto tre mandate ka qenë politika e tij e jashtme.

Në narrativën e tij, Minxhozi u shpreh se siç jemi futur në NATO pa ushtri, mund të futemi në BE edhe pa drejtësi dhe politikat e duhura.

“Ne kujtojmë periudhën ku mes europianëve kishte një distancë për hapjen e negociatave me Shqipërinë sepse komisioni thoshte 3 vjet rresht që detyrat janë bërë dhe rekomandonte hapjen, ndërkohë që këshilli jo. Gjithmonë është ky debati për zgjerimin e BE, është proces teknik apo politik dhe pjesa politike predominon. Kam përshtypjen se Marta Kos nuk mund të krahasohet me paraardhësin e saj ku me ne ishte shumë pozitiv. Ndryshimet që kanë ndodhur në muajt e fundit në Bruksel me pjesën tjetër të botës, mund të etiketohen historike. Lufta në Ukrainë, marrëdhënia me Trump, roli i Kinës në sfond i cili është bërë kërcënues.

Nëse i marrim bashkë këto komponent duket sikur nuk kanë lidhje, por kanë lidhje me procesin e zgjerimit. Europa ka ndryshuar kryekëput me atë proces që ka ndodhur 1 vit më parë. Sic na kanë futur pa ushtri në NATO, është krejtësisht e natyrshme të na fusin edhe pa drejtësi dhe reforma. Një politikan si Rama këtë gjë e sheh, ai sheh se në 12 vite politika e tij e brendshme ka pasur 1000 defekte, aspekti më i suksesshëm është hapja si industri turizmi, rol stabilizues në rajon dhe marrëdhënie zgjerimi me liderët europian. Me krerët dhe liderët të Europës ka marrrëdhënie personale komunikimi”, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button