Lajme

Rakipi: Këta të partive të reja duan të “hanë” njëri tjetrin, ç’mendon ti Dashi? Shehi: Vlerësoj Arlind Qorin për kurajon

Dashamir Shehi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka komentuar partitë e reja. Ai tha se është pozitiv fakti që ato ekzistojnë dhe shqiptarët nuk kanë më justifikim, pasi kanë mjaft mundësi për të zgjedhur.

Shehi tha se nga liderët e partive të reja, vlerëson më tepër Arlind Qorin.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Kanë dalë paertitë e reja, janë gati të “hanë dhe shqyejnë” njëri tjetrin. Kë vlerëson më shumë prej tyre?

Dashamir Shehi: Duket si absurd por vlerësoj atë Qorin. Ka kurajo që del nga gardhi tjetër dhe merr vota të majta por ka një shkallë sinqeriteti për të mbrojtur ato ide që thotë ai, klasën punëtore, edhe këto janë format e reja të populizmit shpesh herë, që do të mbroj minatorët, por ne nuk kemi minatorë. E mira është të mbrosh idetë e të majtës që janë klasike në Evropë, por nuk janë të lidhura me këto idetë e klasës punëtore, se duket sikur do vota jo nga e majta por nga trashëgimia e të majtës së vjetër. Gjithsesi i uroj. Qorit i kam firmosur edhe letrën kur donte të kandidonte, firmos normal. Edhe Thurjes para katër vjetësh ja kam firmosur. Mendoj se janë të rinj dhe kanë të drejtë ta provojnë, nuk kanë asnjë të keqe. A kanë huqet e veta? Njësoj siç i kemi ne, por këta nuk vijnë nga planet tjetër që duhet të jenë më të rafinuar, se del kjo kam studiuar jashtë dhe di nga bota… Nuk ka të bëjë fare që ke studiuar jashtë. Ky është zanat që mësohet këtu, duke jetuar këtu. Gjithsesi e konsideroj pozitive kontributin e tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button