Lajme

PS apo PD, cila parti ka programin më të mirë? Malaj analizon premtimet e Ramës dhe Berishës

I ftuar në Quo Vadis të moderatores pranvera Borakaj në Vizion Plus, ish-ministri i Financave Arben Malaj ka analizuar dy programet elektorale të PS dhe PD.

Ai tha se programi i PD duke i mirë në letër por i vështirë shuëm në realizim, pasi nuk mund të ulësh taksat pa rritur më parë ekonominë.

Ndërsa  sa i përket programit të PS ai tha se ka avantazhe dhe disavantazhe, megjithatë mbetet për tu parë.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Si ju duken këto programe?

Malaj: Ndarja ideologjiek është ëbrë më mikse edhe në botë. Të thuash do bëjmë rrogat kaq e aq, pa treguar reformat nuk është zgjidhje. PD ka bërë një program me 5 kolona, por në debatin publik për mua politikat e saj fiskale jo ulja e taksës e tvsh, dhe rritja e shpenzimeve është formula më e keqe.

Borakaj: Pretendojnë se duke ulur taksat do mbledhësh më shumë.

Malaj: Që të ulësh taskat duhet të kesh rritje ekonomike. E pamë në 2009-2013 ku shkuam në krizë. Thonë do ulim tvsh në 15%, por është ulje shumë e madhe. Unë si ekspert jam që ndihmo shtresën e ulët dhe të mesme.

Borakaj: Po programi i PS?

Malaj: PS sa ka avantazhet ka dhe përgjegjësitë, se ka qeverisur në 3 mandate. Nuk e kam parë të premtojë ndonjë ulje. Problemi i PS është ai i borxhit të panjohur, pasi ne nuk dimë realisht se cilat janë kostot preferenciale të PPP.

Borakaj: Karta e PS thotë që ne kemi ulur borxhin?

Malaj: Ulja më e madhe vjen nga ulja e euros, dhe luhajtja e euros nuk është në dorë të partive. Me uljen e euros qeveritë bëhen më dorëlëshuar, në momentin që euro ngrihet, ngrihet dhe barra e borxhit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button