“Ferma VIP 2” nis me spektakël dhe surpriza të mëdha, 16 fermerë në garë për 100,000€

Ferma Vip 2 ka startuar këtë të hënë në ekranin e mbarë shqiptarëve në televizionin Kombëtar Vizion Plus.
Në moderimin e të magjishmes Luana Vjollca, për katër orë në ekranin e gjigantit mediatik Vizion Plus, janë prezantuar njëri pas tjetrit 16-të yjet e kësaj mbrëmjeje të madhe, të cilët për 90 ditë me radhë do të garojnë me njëri-tjetrin në Ferma Vip 2 për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, pa harruar edhe surprizat që mund të vijnë gjatë rrugës.
Ndërkohë që kasti nuk mund të ishte i plotë pa Kastro Zison dhe Zhakun si opinionistë dhe Albano Bogdon në rolin e kryeplakut.
Agai, i cili vijon të jetë surprizë, do të qëndrojë sërish në prapaskenë, për të parë lojën, për të dhënë urdhëra, dhe për të qenë gjithmonë aty i gatshëm për të ndëshkuar.
Risia në këtë edicion është se televotimi është hapur që në natën e parë, ku mund të zgjidhni fermerin e preferuar.
16 pjesëmarrësit e këtij edicioni do të jenë:
Erand Sojli, aktor
Ron Zaiti, muzikant
Albi Lushi, poet
Alba Pollozhani, ish-konkurrente e “Për’Puthen”
Big Basta (Gerald Xhari), muzikant
Silvana Bushati, sipërmarrëse
Elinara Shehu, këngëtare
Big Mama (Besjana Kasami), këngëtare
Anduel Kovaçi, këngëtar
Ylli Dreshaj, model
Keisi Meshau, miss Shqipëria
Andrea, TikToker
Lim Hoti,reper
Nur Al Kahzali, influencere & Ester Alushi,aktore
Frederik Ndoci, këngëtar
Ky edicion i Ferma Vip 2 premton shumë spektakël, surpriza, gara dhe sfida dhe gjithçka nisi sot, por më e bukura vjen pas lindjes së diellit, që janë punët e Fermës.
Për të gjithë ju miq dhe të apasionuar të Ferma Vip 2, spektaklin LIVE mund ta ndiqni çdo të hënë dhe të premte në ekranin e Vizion Plus prej orës 21:00, dhe çdo orë e çdo ditë të javës në dy kanale të dedikuara në Tring.