Dogjën lokalin në plazhin e Darëzezës, arrestohen pesë persona, në kërkim një 19-vjeçar

Policia e Fieri ka arrestuar pesë persona lidhur me ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në Darëzezë, ku u dogj një lokal në zonën e plazhit.
Nga veprimet hetimore të kryera në vendngjarje për këtë rast, policia njofton se janë ndaluar shtetasit A. T., 23 vjeç, E. M., 20 vjeç, A. S., 20 vjeç, E. L., 19 vjeç dhe D. L., 19 vjeç, të gjithë banues në Fier. Po ashtu, është shpallur në kërkim shtetasi A. R., 19 vjeç, i cili dyshohet të jetë pjesë e autorëve të këtij veprimi.
Aktualisht, Policia e Shtetit po vijon përpjekjet për kapjen e shtetasit A. R., ndërkohë që Prokuroria e Fierit ka marrë materialet procedurale për shqyrtim, për të individualizuar përgjegjësinë penale të secilit prej shtetasve të përmendur dhe për të dokumentuar shkakun e zjarrit.
Hetimet po vazhdojnë nën drejtimin e Prokurorisë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.
Njoftimi i Policisë Fier
Në vijim të informacionit të dhënë më datë 30.03.2025, mbi djegien e një lokali në plazhin e Darëzezës, informojmë se në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale në lidhje me rastin, u ndaluan shtetasit A. T., 23 vjeç, E. M., 20 vjeç, A. S., 20 vjeç, E. L., 19 vjeç dhe D. L., 19 vjeç, të pestë banues në Fier, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. R., 19 vjeç, pasi dyshohen si autorë të këtij rasti. Vijon puna për kapjen e shtetasit A. R., si dhe në drejtimin e Prokurorisë, po kryhen hetime për të individualizuar përgjegjësinë penale të secilit prej këtyre shtetasve, si dhe për të dokumentuar shkakun e zjarrit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.