Vodhën biznesin, por gjatë arratisë përfunduan në kanal! Çfarë ndodhi gjatë natës në Lushnje?

Një biznes në afërsi të Golemit në Lushnje ka rënë pre e hajdutëve.
Gjatë natës në një biznes thertore kanë hyrë dhe kanë vjedhur kasafortën si dhe kanë marrë një nga furgonat e kompanisë për t’a transportuar dhe larguar nga vendngjarja.
Gjatë largimit në nxitim “mysafirët e padëshiruar” kanë gabuar dhe kanë dalë nga rruga me makinën që po kryenin vjedhjen dhe kanë rënë në kanalin kullues.
Policia në vendngjarje ka kryer ekspertizën dhe ka dokumentuar provat që mund të çojnë në gjetjen dhe kapjen e autorëve.
Gjithashtu në zonë po merren edhe pamjet filmike nga kamerat e sigurisë së bizneseve për të gjetur dhe për të zbardhur dinamikën e ngjarjes si dhe për të zbuluar se me çfarë mjeti shkuan autorët për të kryer vjedhjen.
Pasi furgoni me të cilin po largoheshin ka rënë në kanal në dalje të fshatit Golem j vogël drejt autostradës, autorët janë larguar me një tjetër mjet dhe sipas burimeve nga policia kanë dalë në autostradën Lushnje-Rrogozhinë./BW