Bota

Tërmeti/ Gruaja shtatzënë nxirret e gjallë pas 65 orësh

Një grua shtatzënë është shpëtuar e gjallë, pasi qëndroi 65 orë nën rrënojat e tërmetit të së premtes në Mandalai të Birmanisë.

Ajo është një prej disa të shpëtuarve nga ekipet ndërkombëtare të emergjencës, që janë në luftë me kohën për nxjerrjen e sa më shumë të mbijetuarve në qytetin më pranë epiqendrës së lëkundjes së fuqishme të së premtes me magnitudë 7.7 të shkallës Rihter.

Numri i deritanishëm i viktimave të lëkundjeve të fuqishme përllogaritet në 1700, por shifra mund të jetë edhe më e lartë në këtë vend, ku aksesi i mediave ndërkombëtare është thuajse i pamundur për shkak të kufizimeve të ashpra të vendosura nga junta ushtarake që mban me dhunë pushtetin që prej 2021-shit.

Autoritetet kanë shpallur një javë zi kombëtare, ndërsa Kombet e Bashkuara thonë se vendi ka nevojë urgjente për të paktën 8 milionë Dollarë në ndihmë të operacioneve të shpëtimit. Shumë spitale janë dëmtuar rëndë nga lëkundjet dhe janë të mbingarkuar me të plagosur.

Operacionet e shpëtimit viijojnë edhe në Bangkok, ku llogariten 19 viktima deri më tani, ndërsa kryeministrja ndoqi nga afër përpjekjet për gjetjen e të zhdukurve në shumëkatëshin në ndërtim që u shemb nga lëkundjet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button