ShowBiz

Përplasen ashpër, Gjesti – Eglit: Prej këtij momenti mos të pafsha këtë fytyrë

Banori nga Kosova, Gjesti, po vazhdon të bëjë lojëra të ndryshme në shtëpinë e famshme.

Ai së fundmi organizoi një ‘prank’ me Kellyn duke e sulmuar konkurrenten Egli Tako.

Pas planeve që realizoi, këngëtari shkoi për ta ngacmuar Eglin, duke bërë debate të ashpra me të.

Në një moment, artisti nga Peja i tha se nuk dëshiron që t’ia shohë më fytyrën.

Prej këtij momenti mos ta pafsha këtë fytyrë”, iu drejtua ai.

Egli ndërkohë u shfaq e shqetësuar sepse ia ka bërë me dije Gjestit se nuk do ta sulmojë me kthimin në BBVA.

Tani kanë ngelur vetëm edhe pak ditë deri të finalja e madhe, e cila do të zhvillohet më 19 prill.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button