ShowBiz

Nga sot sytë te “Ferma Vip 2”, formati i rekordeve nis rrugëtimin në “Vizion Plus”

Spektakli i shumëpritur nga të gjithë “Ferma Vip 2” do të nisë rrugëtimin nga sot, vetëm në ekranin e televizionit “Vizion Plus” dhe 24 ore në dy kanalet e dedikuara në Tring.

Edicioni i dytë i këtij superprodhimi garanton një sukses të vërtetë, duke sjellë në ekran emra të njohura nga bota e showbiz-it dhe jo vetëm.

Ky format do të mundësojë një kombinim të përsosur mes aventurës dhe mbështetjes së bashkëpunimit, ndërsa çdo pjesëmarrës do të bëjë gjithçka për të arritur finalen.

Nën moderimin e Luana Vjollcës ky prodhim i “Vizion Plus” do të sfidojë aftësitë e pjesëmarrësve në punë fizike, si dhe strategjitë e tyre për të krijuar aleanca, për të menaxhuar emocionet dhe për të bashkëjetuar në një ambient ku çdo hap mund të ndikojë në fatin e tyre.

Përveç ngjarjeve që do të zhvillohen në fermë, ky sezon do të sjellë elemente të reja, që do t’i japin programit një ritëm të shpejtë dhe të paparashikueshëm. Momente të tensionuara dhe sfida që vënë në dyshim forcën dhe durimin e secilit, janë një pjesë e rëndësishme e këtij edicioni.

E madhe ka qenë jehona e deritanishme, kureshtja ende pa nisur, po të shumtë emrat që janë përfolur e diskutuar në rrjetet sociale, si konkurrentë, si të ftuar, apo si opinionistë të spektaklit të madh. I jashtëzakonshëm ka qenë edhe interesi i vetë atyre që do të bëhen pjesë e lojës.

Përmes një miksimi të elementeve të reality-show dhe programit të lojërave, “Ferma Vip 2” do të angazhojë të gjithë ata që e ndjekin, duke u bërë kështu një nga spektaklet më të ndjekura dhe më të diskutuara në Shqipëri.

Nga kjo e hënë mos ju ndani dy kanaleve të dedikuara në platformën Tring si dhe ekranit të “Vizion Plus”./vizionplus.tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button