Life Style
Pas largimit nga “Ferma VIP”, reagon për herë të parë Himena Sherifi, zbulon fermeren e preferuar
Himena Sherifi reagon për herë të parë pas daljes nga “Ferma VIP”.
Ajo tregoi eksperiencën në fermë si dhe foli mbi gjendjen e saj shëndetësore, pas problemit në sfidën me Xhesin.
“E kam marrë veten. Do bëj trajtime në Gjermani pas kësaj. Në fermë kam kaluar shumë mirë. Jam kërnaqur, varet si e keni parë ju. Ka qenë super për mua”, tha Himena.
Gjithashtu ajo tha dy fjalë për Baby G në lidhjen me fermerët, ku përkrahu dhe shfaqi si të preferuar këngëtaren.
“Baby G t’a ha zemrën. Ferma është me fat që ka një engjëll si ty. Para se të futesha, ke qenë ti fermerja që kam pëlqyer dhe nuk ka ndryshuar. Të kam xhan”, shtoi Himena./vizionplus.tv